shqiptar

Qendra e kontaktit dhe e këshillimit të grave është një vend „Gratë për gratë“. Qendra jonë ofron informacione të nevojshme duke pasuruar jetën e përditshme, një takim internacional të grave, grupe pune terapeutike dhe ndihme individuale psikosociale.

Gra të çdo moshe, të çdo përkatësie kombëtare dhe fetare mund të përfitojnë nga shërbimet tona. Kontakti juaj tek ne do të jetë rreptësisht konfidencial. Nëse është e nevojshme, ne vëmë në dispozicion përkthyes për ju.

Ne ju ofrojmë biseda orientuese për çështje të përgjithshme të jetës dhe këshillime psikosociale, veçanërisht në situata të vështira të jetës.

Ne jemi një qendër takimi dhe, në situata specifike, ndërmjetësojmë për tek subjektet e kualifikuara.

Këshillimet tona janë falas dhe ne jemi të detyruar të ruajmë konfidencialitetin tuaj!

Ju mund të lini një takim nëpërmjet numrit tonë të telefonit: 0209/207713

ose mund të vini pa takim në konsultim të hapur në:

Frauenberatung- und Kontaktstelle e.V

Robert-Koch-Str. 18, 45879 Gelsenkirchen.

 

Ndarja dhe divorci
Kurs gjuhe për gratë nga vende të huaja  
Takim me gratë e nacionaliteteve të ndryshme – ngrënie mëngjezi
Sigurimi i gjurmëve anonime pas dhunës seksuale